Trajneri i Interit, Cristian Chivu, mbeti i impresionuar nga ajo që pa në ndeshjen kundër Napolit, e cila përfundoi 2:2.
“Pashë dy ekipe të forta që bënë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Na vjen keq që kryesuam dy herë dhe nuk fituam, por nuk është kurrë e lehtë kur përballesh me një kundërshtar të fortë. Ndoshta nuk e ruajtëm qetësinë për të ruajtur rezultatin, por Napoli meriton përgëzime që nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të luftonte deri në fund për të barazuar dhe madje të përpiqej të fitonte”, tha Chivu pas ndeshjes.
Trajneri i Interit komentoi gjithashtu betejën për titullin në Itali: “Mendoj se katër ose pesë ekipe janë në këtë garë për titull. As nuk e di se cila është diferenca e pikëve, di vetëm që ne, Napoli, Bologna dhe Milani kemi një ndeshje më pak. Të gjithë e dimë se kjo do të jetë një betejë deri në fund.”
/GazetaBlic Sport


