Sporti

Raphinha: ‘Ne dhamë gjithçka nga vetja sonte, ishte ajo që na duhej’

01/11/2026 23:16
nga:Lorik J

Anësori i Barcelonës, Raphinha, ka folur për Movistar pas finales së Superkupës së Spanjës, duke theksuar përpjekjen dhe emocionin pas fitores ndaj Real Madridit.

“Ne dhamë gjithçka, ishte shumë interesante, u emocionova pak në fund të ndeshjes, ishte ajo që na duhej”, tha Raphinha, duke reflektuar mbi intensitetin e lojës.

Në golin e tij të parë, braziliani ia atribuoi një përzierje pune të palodhur dhe fatit: “Pak punë, dhe në fund nëse punon mirë, fati vjen me të. Unë punoj shumë, përpiqem të jap më të mirën time për ekipin, dhe ndonjëherë, edhe me pak fat, funksionon”, përfundoi ai.

Raphinha realizoi dy gola në fitoren e madhe 3-2 në finalen e Superkupës së Spanjës.

/GazetaBlic Sport/