Sporti

‘Ky është kompeticioni më pak i rëndësishëm që ishim’: Xabi Alonso reagon pas humbjes së Real Madridit në finalen e Superkupës

01/11/2026 22:57
nga:Lorik J

Duke folur pas humbjes 3-2 të Real Madridit ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës Spanjolle 2026, Xabi Alonso deklaroi: “Humbja dhemb. Ishte një ndeshje e barabartë dhe konkurruese.

“Kishte momente për gjithçka. Mbetemi me shijen e hidhur të atyre shanseve të fundit, kur ishim kaq afër barazimit.

“Duhet ta kthejmë faqen sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është kompeticioni më pak i rëndësishëm që kemi. Duhet ta përgëzojmë Barcelonën.”

Alonso dështoi të fitonte trofeun e tij të parë si trajner i Real Madridit, duke pësuar gjithashtu humbjen e tij të parë në El Clasico ndaj Blaugrana-s që kur mori drejtimin e Los Blancos.

/GazetaBlic Sport