Sporti

Trepça e deklason KB Prishtinën!

01/11/2026 18:46
nga:Lorik J

KB Trepça e ka fituar derbin e Superligës së Kosovës në Basketboll ndaj Prishtinës.

Në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, KB Trepça triumfoi ndaj KB Prishtinës me rezultatin e thellë 95 – 69, shkruan GazetaBlic Sport.

Mustapha Amzil ishte lojtari më i dalluar në parket me 23 pikë – teksa pas tij vjen Dardan Kapiti me 20 pikë.

Tek KB Prishtina më i dalluari ishte Eljah Clarance me 18 pikë.

/GazetaBlic Sport