Mëngjesin e së dielës ka mbetur i plagosur nga persona të panjohur ende, biznesmeni Jeton Buquku.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie për Reporteri.net, Shkodran Nikçi.
Nga Policia thanë për Reporteri.net se Buquku fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Pejës, e për shkak të plagëve të marra ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, thuhej në përgjigjen e Policisë.


