Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se për shkak të natyrës së lëndimeve, i plagosuri është nisur për trajtim në QKUK.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka thënë ai.
Rugova ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Nga ana tjetër, burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i plagosuri është Jeton Buquku, afarist i njohur nga Peja.


