Ajax ka arritur marrëveshje me AC Milan për transferimin e v, djalit të legjendës suedeze Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi i ri do t’i bashkohet klubit holandez me efekt të menjëhershëm në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë përqindjeje nga shitja e ardhshme, e cila do t’i mbetet AC Milanit.
Kjo do të thotë se klubi italian do të përfitojë financiarisht në rast të një transferimi të mëvonshëm të talentit të ri.
Maximilian Ibrahimovic, i cili ka kaluar nëpër akademinë e Milanit, shihet si një perspektivë premtuese dhe te Ajax pritet të zhvillohet më tej, në një klub të njohur për rritjen dhe formimin e lojtarëve të rinj.
Kalimi te Ajax ka edhe një simbolikë të veçantë, pasi bëhet fjalë për ish-klubin e babait të tij, Zlatan Ibrahimovic, ku suedezi pati një periudhë të suksesshme dhe hodhi hapat e parë drejt famës evropiane.


