Granit Shala, boksieri me preardhje nga Kosova ka pësuar një humbje brutale.
Ai është mposhtur nga boksieri kroat, Petar Milas.
Në raundin e dhjetë, kroati i dha disa grushte të fuqishme kosovarit, i cili nuk arriti t’i përballonte dhe u rrëzua në parket.
Kjo ndeshje u zhvillua në “Weber Arena” në Oberhausen të Gjermanisë dhe ishte e vlefshme për IBF International Heavy.


