Sporti

Fenerbahce triumfon ndaj Galatasarayt dhe e fiton Superkupën e Turqisë

01/10/2026 19:03
nga:Y I

Fenerbahce e ka fituar derbin e rivalëve të urryer ndaj Galatasaray për ta fituar Superkupën e Turqisë.

Fenerbahce zhvilloi një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 0-2.

Galata rrezioi fillimisht falë Mauro Icardit, që tentoi të shënonte me kokë megjithatë Sanchez me një super pritje ia mohoi golin.

Megjithatë, ishte Fenerbahce që e zhbllokoi rezultatin falë transferimit më të fundit, Matteo Guendouzi, i cili realizoi në debutim pas asistimit të Marcan (28’).

Ndërsa, ishte Jayden Oosterwolde që e vulosi fitoren pas harkimit fantastik të Marco Asensios (48’).

Fenerbahce lehtësisht mund të shënonte edhe një gol por si Talisca ashtu edhe Yuksek dështuan t’i konkretizojnë.

Kësisoj, Fenerbahce ia bën sefte me trofe për vitin 2026 ndërsa Galatasarayt i mbetet të luftojë për titullin kampion në elitën e futbollit turk.