Një situatë problematike është konstatuar pasditen e sotme tek tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit për shkak të reshjeve të borës dhe breshërit që përfshiu vendin tonë pasditen e sotme.
Qindra mjete të bllokuara brenda tunelit të Murrizit.
Në orën 17:20 në redaksinë e Syri TV kanë mbërritur pamjet e asaj çfarë po ndodh në Rrugën e Arbrit ku vargu i makinave të bllokuara arrin në 10 km. Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e tunelit të Murrizit, prej 3.8 km ka makina të bllokuara të cilat nuk mund të lëvizin.
Rruga e Arbrit është bllokuar në të dyja kahet për shkak dhe disa makina të cilat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Makinat nuk kanë qenë të pajisur me goma dimërore.


