Sporti

Dje u prezantua, sot Guendouzi realizon eurogol në derbi ndaj Galatasarayt

01/10/2026 17:26
nga:Y I

Skuadra e Fenerbahces ka shënuar golin e epërsisë ndaj Galatasarayt në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Turqisë.

Golin për 0:1 e shënoi mesfushori francez, Matteo Guendouzi.

Guendouzi shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 28’të.

Kujtojmë që futbollisti francez dje u prezantua si lojtar i Fenerbahces. Ai u transferua nga Lazio për 29 milionë euro.