Pep Guardiola ka kaluar 2 miliardë euro shpenzime për afrime futbollistësh qëkur erdhi në vitin 2016 te Manchester City.
Transferimi i sulmuesit Antoine Semenyo nga Bournemouth për 72 milionë e ka kaluar këtë kufi.
Një shumë rekord që po të shtosh edhe ato te Barcelona e Bayern Munchen shkon thuasje 2,6 miliardë euro.
Afrimi rekord për Guardiola mbetet mbrojtësi Jack Grealish, i cili kushtoi thuajse 118 milionë euro në vitin 2021.
Pep Guardiola lë pas Jose Mourinho, i cili në karrierën e gjatë të tij ka shpenzuar thuajse 2 miliardë në merkato.
Pesëshen e parë e plotësojnë Carlo Ancelotti, Massimiliano Allegri dhe Diego Simeone që kalojë shifrën 1 miliardë e gjysmë euro.


