Sporti

Zbulohet shifrat që ka fituar Shkëndija nga shitja e Klisman Cake

01/10/2026 14:20
nga:Mergim Rreci

Klisman Cake mbylli sot aventurën e tij me Shkëndijën e Tetovës, për të nisur një aventurë të re në Rusi. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bashkohet me ekipin rus, Akhmat Grozny.

Ndërkohë që “Newsport.al” ka mësuar edhe detajet e këtij transferimi. Klubi rus ka paguar tek Shkëndija një shumë mbi 400 mijë euro, duke “mbushur arkat” e klubit tetovar. Ndërkohë që vetë futbollisti, Cake ka firmosur kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Vlen të theksohet se kontrata e ish-it të Tiranës do të përfundonte në verën e këtij viti, por zgjodhi të largohej në janar. Kjo për shkak se dëshironte të provonte një tjetër aventurë në Evropë.