Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, dha një konferencë për shtyp në King Abdullah Sports City një ditë para finales së Superkupës së Spanjës kundër rivalëve të përbetuar të Barcelonës.
Sipas tij, nuk ka një favorit të qartë në finale. “Kjo është një ndeshje futbolli. Një finale. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne jemi të përqendruar në atë që duhet të bëjmë. Do të ketë momente për gjithçka. Duhet të kemi energjinë e nevojshme”, tha ai.
Alonso komentoi gjithashtu faktin se skuadra e tij kishte më pak kohë për të pushuar sesa Barcelona: “Ky ishte shorti, ne morëm gjysmëfinalen e dytë dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Tani duhet të jemi efikasë dhe të përgatitemi për finalen kundër një skuadre kërkuese. Duam ta fitojmë këtë trofe”
/GazetaBlic Sport/


