Lajme

Momenti i rrëshqitjes së masivit të malit në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të bllokuar

01/09/2026 21:47
nga:Y I

Mbi 100 banorë të fshatit Bashaj, në Vlorë kanë mbetur të bllokuar pas rrëshqitjes masive të dherave nga mali.

Pas rrëshqitjes së masivit të malit në fshatin Bashaj, situata mbetet tejet e vështirë për banorët e zonës.

Në këtë video shihen banorët duke kaluar rrugën me ndihmën e litarëve, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi zona është bërë e pakalueshme dhe lidhja me pjesën tjetër është ndërprerë plotësisht.

VIDEO: