Lajme

Rasti BKS, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të dyshuarve në Gjykatën e Prizrenit

01/09/2026 21:08
nga:Y I

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë paraqitjes së tij para Gjykatës Themelore në Prizren.

I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.