Lajme

Mitrovicë: Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve, iu sekuestrohet kokainë, armë dhe para!

01/09/2026 20:19
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, me iniciale Q.H., dhe R.H.,

Siç bëhet e ditur në njoftim, të dy personat u arrestuan për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, armë dhe para.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.