Sporti

Mesfushori francez Guendouzi kalon te Fenerbahce

01/09/2026 15:52
nga:Mergim Rreci

Mesfushori francez Matteo Guendouzi është transferuar te Fenerbahce nga Lazio, ndërsa përpiqet të rimarrë një vend në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës.

Fenerbahce po ndjek titullin e parë të ligës turke pas 12 vitesh dhe tha të enjten vonë se 26-vjeçari Guendouzi nënshkroi një kontratë 4 vjet e gjysmë.

Shuma për ish-lojtarin e Arsenalit dhe Marseille nuk u bë e ditur, megjithëse thuhet se ishte 28 milionë euro + 2 milionë bonuse.

Lajmin e kalimit të tij nga Lazio te Fenerbahce e kishin dhënë para tri ditësh, ndërsa u zyrtarizua sot.