Legjenda e Manchester United dhe ish-kapiteni i ekipit, Roy Keane, ka zbuluar se kush beson se është personi më i mirë për t’u bërë trajneri i ri i Djajve të Kuq pas shkarkimit të Ruben Amorim.
“Do të zgjidhja Eddie Howe. Më pëlqen ai dhe ajo që bëri te Newcastle. Ai tashmë ka fituar përvojë dhe skuadra e tij po luan futboll të mirë. Po, edhe Howe ka kritikët e tij, por ai po luan mirë te Newcastle. Ai jep qetësi dhe kjo është ajo që i duhet Manchester United”, tha Keane për Sky Sports, transmeton GazetaBlic Sport.
“Kohët e fundit, ka pasur një numër trajnerësh emocionalë në klub, por ajo që të duhet vërtet është një person i qetë. Howe bëri një punë të mirë te Newcastle, duke e kualifikuar ekipin për në Ligën e Kampionëve dhe madje duke fituar një trofe. Personalisht, do të isha i kënaqur nëse ai do të merrte pozicionin e trajnerit te United”, shtoi ish-kapiteni i Djajve të Kuq.
/GazetaBlic Sport/


