Sipas Tuttosport , Federico Chiesa kohët e fundit ka telefonuar disa nga ish-shokët e tij të ekipit te Juventusi, pasi anësori italian është i hapur për t’u rikthyer në Torino nga Liverpooli këtë muaj.
Juventusi vazhdon negociatat me Liverpoolin për Chiesa-n, dhe sipas raportit të fundit të Tuttosport , anësori i Reds ka folur me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës ditët e fundit për të mësuar më shumë rreth ndryshimeve në klub, si dhe ambicieve të tyre afatgjata.
Chiesa u largua nga Juventusi në vitin 2024, por drejtuesit e klubit kanë ndryshuar këtë sezon, si dhe trajneri dhe disa lojtarë.
Sipas raportit, Chiesa ka folur me disa nga ish-shokët e tij të ekipit dhe miqtë te Juventusi, veçanërisht me Manuel Locatelli dhe Federico Gatti.
/GazetaBlic Sport/


