Lajme

Sulmoi me thikë dy gra, arrestohet shtetasi i Kolumbisë në Prishtinë

01/09/2026 10:32
nga:Sh R

Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar se dje, janë sulmuar me thikë dy femra në Prishtinë, nga një shtetas i Kolumbisë.

Policia, të dyshuarit, i kanë konfiskuar thikë dhe substancë narkotike.

‘’Prishtinë / 08.01.2026 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.