Lajme

Hajnat vjedhin një veturë në Gjilan

01/09/2026 10:25
nga:Sh R

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën që e kishte në garazhë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur gjatë natës i kanë vjedhur veturën e tipit WV, me targa vendore, të cilën e kishte në garazhë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.