Golashënuesi rekordmen me ekipin kombëtar të Bullgarisë – Dimitar Berbatov , ishte i ftuar në kanalin ” Viaplay Premier Sunday “, ku iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të shpejta në kategori të ndryshme që lidheshin me futbollistët me të cilët ka luajtur dhe mendimin e tij personal për cilësitë e lojtarëve të caktuar.
Ja pyetjet dhe përgjigjet e ish-golashënuesit më të mirë të Premier Ligës me Manchester United:
Futbollisti më i mirë me të cilin keni luajtur: Cristiano Ronaldo
Lojtari më i mirë kundër të cilit keni luajtur: Lionel Messi
Futbollisti më kreativ me të cilin keni luajtur: James Rodriguez
Futbollisti më kreativ kundër të cilit keni luajtur: Andres Iniesta
Sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave: Ronaldo Nazario
Futbollisti me prekjen e parë më të mirë: Zinedine Zidane
Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester United: Wayne Rooney
Futbollisti më i mirë i Tottenhamit i të gjitha kohërave: Glenn Hoddle
/GazetaBlic Sport/


