Sporti

Lennart Karl tha se ëndërron për Real Madridin, Bayern Munich i ofron kontratë të re

01/09/2026 10:07
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich dëshiron me çdo kusht t’ia zgjasë kontratën Lennart Karl, e cila aktualisht është deri në verën e vitit 2028.

Sipas gazetarit Florian Platenberg, drejtuesit bavarezë duan që mesfushori ofanziv të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2031, transtmeton GazetaBlic Sport.

Kontrata e re do të sjellë gjithashtu një rritje të ndjeshme të pagës së talentit 17-vjeçar, i cili po bëhet një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e skuadrës së Vincent Kompany-t. Gjerman aktualisht fiton mes  1 dhe 2 milionë euro, por kontrata e re që Bayerni do t’i ofrojë atij do të shohë një pagë prej 5-7 milionë eurosh në vit.

Lennart Karl kohët e fundit zemëroi shumë tifozë të Bayernit pasi deklaroi se Real Madridi ishte klubi i ëndrrave të tij, por menaxhmenti dhe disa nga legjendat e kolosit bavarez e mbrojtën atë.

Në sezonin aktual, i cili është debutues për ekipin e Bayern Munich, Karl ka 6 gola dhe 2 asiste në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

/GazetaBlic Sport/