Sporti

Fofana i Milanit i befasoi të gjithë me huqjen e tij të madhe mbrëmë

01/09/2026 09:36
nga:Mergim Rreci

Milani dhe Genoa barazuan 1-1 në një ndeshje të raundit të 19-të të Serie A italiane.

Lorenzo Colombo, i huazuar nga Rossonerët, shënoi golin e parë të ndeshjes, kurse, Rafael Leao i dhuroi një pikë Milanit, transmeton GazetaBlic Sport.

Në fund të kohës shtesë, mysafirët mund të kishin fituar të tre pikët nëse Nicolae Stancu nuk do të kishte humbur një penallti.

Një moment interesant ndodhi gjatë rrjedhës së ndeshjes, atje ku lojtari i Milanit, Youssouf Fofana, bëri një huqje të madhe, duke mos e goditur fare topin nga një distancë shumë e afërt.

Ky moment është bërër viral në rrjetet sociale.