Reshjet e borës, vetëm sa shtuan telashet e atyre që paraprakisht u vërshuan nga shiu.
Për 22 familje në Mitrovicë, pas ujit, beteja po vazhdon me të ftohtit. Ata u desh të evakuuohen.
Përveç Mitrovicës, në betejë me vërshimet që u shkaktuan nga shirat me intensitet të lartë, janë edhe Drenasi, Malisheva, Gjakova, Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Suhareka, e Juniku.


