Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rreth orës 20:00, procesi i numërimit të fletëvotimeve të fundit të ardhura përmes postës, të cilat gjatë ditës janë transportuar në Kosovë.
Sipas njoftimeve, bëhet fjalë për më shumë se 3 mijë pako me vota, dhe përpunimi i tyre do të përmbyllë tërësisht numërimin e të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025.


