Lajme

18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë dhjetorit

01/08/2026 11:36
nga:Sh R

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë dhjetorit të vitit 2025 janë raportuar 18 raste të dhunës në familje në këtë rajon.

–  6 raste në Ferizaj

–  6 raste në Kaçanik

–  5 rast në Shtime

–  1 rast në Shtërpcë

Në dhjetor të 2024’tës ishin raportuar 12 raste.

“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit dhjetor 2025 ka shënuar rritje për + 50 % , në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2024.”