Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka rritur subvencionimin për çdo lindje nga 500 në 600 euro.
Përmes një postimi në Facebook, Laifi po ashtu deklaroi se ky subvencionim pritet të rritet sërish, në 750 euro.
“Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec”.
“Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€”, ka shkruar Latifi.


