Lajme

Pas afro 7 muajsh, arrestohet burri që ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë

01/08/2026 09:49
nga:G B

Gjatë ditës së mërkurë është arrestuar një burrë, i dyshuar për veprën penale “ngacmim seksual”.

Bazuar në raportin e Policisë, rasti kishte ndodhur më 10 qershor të vitit të kaluar në Prishtinë.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve te zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.