Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, autostrada “Ibrahim Rugova”, konkretisht segmenti hyrje-dalja Mazgit-Fushë Kosovë, paraqitet në gjendje të mirë dhe e qarkullueshme për automjetet.
Bazuar në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova, ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar me kohë, duke pastruar borën, çka ka bërë që rruga të jetë e sigurt për qarkullim.
Autoritetet nga ana tjetër u kanë bërë thirrje vozitësve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes në temperaturat e ulëta.



