Lajme

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

01/08/2026 07:56
nga:G B

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, këtë mëngjes janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Këtë aksion të gjerë për Klankosova e konfirmoi kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Ndërkohë, sipas “Betimit për Drejtësi”, deri më tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Bazuar në burimet e “Betimit për Drejtësi”, aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.