Opinionistja Aida Dërguti dhe profesori Dashamir Bërxulli sonte në emisionin “Rubikon” kanë folur në lidhje me votën e diasporës në Kosovë.
Dërguti u shpreh se është e pandershme të votojnë në Kosovë, e pastaj të kthehen sërish në vendet ku jetojnë.
“Nëse ke votuar në 2021-tën, pse nuk erdhe me jetu realitetin që e krijove, sepse mendoj që është e pandershme, tash po vjen edhe njëherë po voton dhe të nesërmen i hipën aeroplanit e po kthehesh”.
“Pse nuk rri te jetosh, sepse ti fitove dhe ti je i bindur që e ke bërë mirë këtë vend, pse po kthehesh tash prapa”, u shpreh Dërguti.


