Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka sqaruar se furnizimet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me sistemin OMTAS nga Turqia janë pjesë e një plani të vazhdueshëm dhe të rregullt të ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse, e jo blerje të rastësishme, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se këto procese kanë nisur më herët, janë bërë publike gjatë “Defender 23” dhe financohen përmes Fondit të Sigurisë, i cili sipas tij i nënshtrohet kontrolleve të rrepta.
Mehaj shtoi se investimet në siguri janë të domosdoshme dhe u realizuan me përkrahjen e plotë të kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si investim në stabilitet dhe të ardhmen e Kosovës, në koordinim me aleatët drejt anëtarësimit në NATO.
Postimi i plotë:


