Lajme

Evakuohen dy familje në Xërxë të Rahovecit që ndodheshin në zonën e rrezikuar nga vërshimet

01/07/2026 15:11
nga:Sh R

Dy familje në Xërxë të Rahovecit janë evakuuar pasi ishin në zona të rrezikuara nga vërshimet.

Në evakuimin e tyre morën pjesë pjesëtarë të FSK-së, ka njoftuar komuna.

Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre. Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara. Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor, thuhet në njoftim.