Lajme

Shala kërkon ndërhyrje urgjente të Qeverisë pas vërshimeve në Drenas

01/06/2026 17:58
nga:Genita C

Ferat Shala, PDK, ka shprehur solidaritet me banorët e Drenasit pas pasojave të rënda të shkaktuara nga vërshimet, raporton GazetaBlic.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë urgjentisht për të ndihmuar qytetarët dhe Komunën e Drenasit në menaxhimin e situatës.

Shala ka kërkuar ndarjen e fondeve për sanimin e dëmeve, rregullimin e infrastrukturës dhe rikthimin e projekteve për rregullimin e lumenjve, me qëllim që vërshime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.