Skuadra e Ferizaj ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin e njohur, Valmir Nafiu.
31 vjeçari i cili erdhi me shumë bujë në futbollin tonë, tashmë është larguar nga Ferizaj, klub ky që ka bërë disa ndryshime në këtë merkato të janarit, shkruan GazetaBlic Sport
Lajmin për largimin e tij e dha klubi i Ferizaj me anë të një postimi në Facebook.
Ja njoftimi:
“FC Ferizaj njofton se pas një periudhe 1 vjeçare bashkëpunimi, rrugët tona me futbollistin Valmir Nafiu ndahen me marrëveshje të përbashkët.
Klubi e falënderon sinqerisht për angazhimin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë qëndrimit të tij.
I urojmë Valmirit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje të reja profesionale”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


