Lajme

Këta janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

01/06/2026 15:59
nga:Genita C

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga përditësimin i fundit i bërë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, del se Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga legjislatura e kaluar, Abelard Tahiri është një nga kandidatët që nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për deputet. Një emër tjetër është edhe ai i Eliza Hoxhës, e cila ka marrë 14,178 vota.

Me vetëm 18 mijë e 602 vota, as kandidati Rashit Qalaj nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re. Emra të tjerë që mbetën jashtë janë Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Kosovare Murseli dhe Xhevahir Geci.

EMRAT: Këta janë deputetët e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës sipas rezultateve te deritashme