Një person është arrestuar dje në Malishevë.
Ai dyshohet se e ka kanosur verbalisht zyrtarin policor pasi iu shqiptua një tiketë për kundërvajtje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Malishevë / 05.01.2026 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht zyrtarin policor pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”


