Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rënie prej rreth 28 për qind nga zgjedhjet e 9 shkurtit deri më 28 dhjetor, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, për t’u kthyer në nivelin e mëparshëm, LDK-së i nevojitet një rritje prej rreth 40 për qind, ndërsa për të arritur potencialin e saj prej rreth 200 mijë votash, partisë i duhet një rritje prej afro 63 për qind nga niveli aktual.
Postimi i plotë:
LDK-së i duhet një rritje prej 63% me e arritë potencialin e saj
LDK ka pasur një rënie prej rreth -28% nga zgjedhjet e 9 shkrutit në 28 dhjetor.
Për me u kthy në gjendjen e mëparshme i duhet një rritje prej gati rreth 40% nga pika/niveli aktual.
E për me shku apo arritë potencialin e saj 200,000 vota i duhet rreth 62.69% rritje nga niveli aktual.
Përqindja e rënies nga 171.357 në 122.938 rreth -28%
(171,357-122,938/171,357*100= rreth -28.26%)
Për me u kthy nga 122,938 në 171,357, rritja e nevojshme rreth 40%
(171,357-122,938/122.938×100= rreth +39.38%)
Arritja e Potencialit të Partisë (synimi)
200,000-122,938/122,938×100= rreth 62.69%


