Analisti politik Jeton Halimi ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vepruar me mendje të qartë duke kuptuar se nuk mund të përdorë gjuhë ofenduese dhe polarizuese, por duhet të bashkëpunojë me partitë opozitare.
Halimi thekson se pa një marrëveshje politike me LDK-në ose PDK-në, Kurti mund të ketë votat për president, por nuk mund t’i sigurojë ato pa dhënë diçka në këmbim.
Ai vlerëson se opsioni i mbështetjes së presidentes Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit është i pamundur dhe kjo situatë pritet të zgjasë.
“Nëse nuk ka marrëveshje politike dhe kalkulime me LDK-në, të parashikuara nga Kurti, ose me PDK-në, atëherë mund të ketë votat edhe për president, por nga këto dy parti nuk mund të sigurohet vota pa marrë diçka në këmbim. Ky opsion është i pamundur për Vjosa Osmanin, presidente, dhe duket se kjo situatë do të zgjasë edhe një kohë. Edhe sipas Kushtetutës, neni 90 i jep të drejtën presidentes të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, Kurti me 61 mandate/vota ka këto dy poste thuja të sigurta, por jo edhe mundësinë për të siguruar votat e një partie opozitare në çdo kusht. Shpresojmë që të arrihet një marrëveshje për qeverisje mes VV-së dhe LDK-së, dhe që presidenti të jetë nga LDK-ja, për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi qytetarët janë lodhur dhe buxheti i Kosovës po dëmtohet shumë”, tha Halimi për GazetaBlic.


