Lajme

Canaj: Kur të vie koha, opozita në asnjë mënyrë nuk duhet ta votojë Presidentin pa kompromis

01/04/2026 21:45
nga:Genita C

Analisti Blerim Canaj ka vlerësuar se opozita nuk duhet ta votojë Presidentin pa kompromis politik, duke e cilësuar këtë jo si obstruksion, por si mbrojtje të rendit demokratik, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se zgjedhja e Presidentit pa konsensus e shndërron këtë institucion në zgjatim të ekzekutivit dhe dëmton balancën e pushteteve.

Sipas Canajt, kërcënimet me zgjedhje të reja dhe insistimi në shumicë absolute përbëjnë rrezik për demokracinë substanciale dhe forcojnë prirjet e një pushteti të përqendruar.