Xhafer Gashi ka reaguar pas rezultateve zgjedhore, duke bërë të ditur se nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai e ka pranuar rezultatin me përgjegjësi dhe respekt për vullnetin e qytetarëve, duke falënderuar të gjithë votuesit dhe mbështetësit për besimin e dhënë.
Gashi ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën dhe për vlerat që përfaqëson do të vazhdojë edhe më tej, me përkushtim dhe përgjegjësi publike.


