Lajme

Prindon Sadriu citon fjalët e Vuçiqit: Po vazhdon ta sulmojë Trumpin për ndërhyrjen në Venezuelë

01/04/2026 13:51
nga:G B

Zotëria i Parë, Pridnon Sadriu tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e sulmon presidentin amerikan Donald Trump dhe SHBA-në për operacionin amerikan në Venezuelë.

Ai shkroi në “X” se çfarë tha Vuçiqi sot.

“Vuçiq vazhdon të sulmojë presidentin Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e tyre në Venezuelë. “Në botën e sotme, mbizotëron ligji i forcës dhe sundimi i më të fortit”, tha ai, duke shtuar se “më i forti shtyp”, duke folur në seancën e Këshillit të Sigurisë së Serbisë”, shkroi Sadriu.