Lajme

Gjuajtja me armë zjarri në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

01/04/2026 09:39
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë, e ku u plagos një kalimtare.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima është e mitur dhe është qëlluar nga një predhë.

E njëjta pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar edhe katër gëzhoja, derisa i dyshuari është ende në arrati.

“Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 03.01.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë, dhe si pasoj, një kalimtare rasti viktima femër kosovare e mitur është qëlluar nga një predhë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, njofton PK.