Lajme

Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër, ishte plot me mërgimtarë

01/03/2026 22:00
nga:Sh R

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër është përfshirë nga zjarri.

Autobusi po barte mërgimtarë, të cilët kanë përfunduar pushimet e tyre dimërore dhe po udhëtonin drejt mërgimit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në territorin e Kroacisë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si del tym nga autobusi, teksa udhëtarët janë të gjithë jashtë tij.

Ende nuk dihet mbi shkaqet e zjarrit.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: