Lajme

Mbytet në lumë 44-vjeçarja në Tiranë

01/03/2026 18:59
nga:Sh R

Një 44-vjeçare në fshatin Selitë-Mal të komunës Zall Bastar të bashkisë së Tiranës, ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin në Zall Bastar, është marrë nga rrjedha e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se trupi i pajetë i 44-vjeçares është nxjerrë nga lumi, raporton A2Cnn.

Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.