Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil ka reaguar lidhur me sulmet e regjistruara gjatë natës në kryeqytetin Karakas.
Ministri ka deklaruar ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve merikane.
“Në përgjigje të agresionit kriminal të Shteteve të Bashkuara kundër kombit tonë, ne kemi kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ministri.
Nga ana tjetër ninistri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez në një video mesazh të publikuar tha se Venezuela do t’u rezistojë trupave të huaja.
Sipas tij sulmi i nisur nga forcat e armatosura amerikane goditi zonat e banuara. Ai tha se autoritetet po mbledhin informacione për të përcaktuar numrin e viktimave dhe të të plagosurve.


