Lajme

Vidhet një veturë në Prishtinë

01/03/2026 10:06
nga:Y I

Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij me targa lokale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, gjatë orës 02:00 deri në 12:30.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 02.01.2026 – 02:00-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale. Rasti nën hetime”, njofton PK