Lajme

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

01/02/2026 18:26
nga:Sh R

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë.

Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh optimist se ish-krerët do të lirohen në pranverë.

“Besoj që në pranverën e hershme do të kemi rezultate pozotive sidomos pas dëshmive të dëshmitarëve kyq si Rubin, Clark e Hill”, u shpreh Kastrati.

Avokati tjetër, Skendër Musa, u shpreh se dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë më të fuqishëm e më kredibil teksa për dëshmitarët e prokurorisë u shpreh se kanë qenë të përgatitur nga autoritetet serbe dhe UNMIK-u.

“Ka qenë një proces i rëndë e sfidues jo vetëm për të akuzuarit e mbrojtjen por për shqiptarët në përgjithësi sidomos në dëgjimin e dëshmitarëve pasi kanë qenë dëshmitarë të prokurorisë të përgatitur nga Serbia, Eulex e të tjerë – por vitin e fundit janë dëgjuar dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë më te fuqishëm dhe më kredibil sidomos gjatë procesit të luftës”.

“Gjithë këtij procesi i ka ardhur fundit dhe të gjithë presim një epilog pozitiv dhe me këtë verdikt të pastrohet çdo njollë ndaj UÇK-së dhe luftës së tyre”, tha Musa.